Ndërlidhjet

BAGDAD


Po vazhdon ofensiva amerikano-irakene kundër elementëve të Al-Kaidës në zonat kufitare me Sirinë. Sipas burimeve nga terreni, trupat amerikane së bashku me ata irakenë po bëjnë kontrolle shtëpi më shtëpi në qytetin e Husajabahut, në perëndim të Irakut. Nuk janë njoftuar viktima në radhët e ushtarëve dhe civilëve. Rreth 2.500 trupa janë përfshirë në operacionin "Perdja e çeliktë", që synon shkatërrimin e rrjetit të Al Kaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG