Ndërlidhjet

logo-print

BAKU


Në Azerbejxhan po mbahen sot zgjedhjet parlamentare. Presidenti Ilham Aliyev tha se është i bindur që zgjedhjet do të mbahen sipas standardeve demokratike. Mirëpo, organizata Human Rights Uatch ka thënë se represioni ndaj opozitës gjatë fushatës elektorale, ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme. Ambasadori amerikan në Baku Rino Harnish duke folur në një qendër votimi, në Baku tha:
"Për keto zgjedhje janë kryer muaj të tërë përgatitjeje. Ka patur arritje dhe prapambetje por në tërësi mendoj se është kryer një punë shumë e mirë për mbajtjen e votimeve, dhe për këtë arsye shpresoj se 6 Nëntori do të jetë një ditë historike për Azerbaxhanin."
XS
SM
MD
LG