Ndërlidhjet

ATHINË / BEOGRAD


"Bisedimet për statusin e Kosovës nuk duhet të kenë kufizime kohore apo të ndonjë lloji tjetër", ka deklaruar kryeministri serb Vojisllav Koshtunica në një intervistë për të përditshmen grek "To Vima."
"Ajo çfarë është e rëndësishme është të kemi rezultate pozitive. Ne nuk mund të bëjmë në gjashtë muaj çfarë nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë në gjashtë vjet.", citohet të ketë thënë Koshtunica.
Ndërkaq në një takim të partisë së tij në Beograd kryeministri serb ka theksuar se Serbia di këmbëngulë që çdo zgjidhje për Kosovën të jetë brenda sovranitetit territorial të Serbisë e Malit të Zi. Më tej ai ka vlerësuar raportin e ambasadorit Kai Eide si raportin më objektiv deri tani për Kosovën
XS
SM
MD
LG