Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti francez, Zhak Shirak ka thirrur me urgjencë këshillin e sigurisë për kaosin që ka përfshire vendin. Ai deklaroi se rikthimi i ligjit dhe vendosja e rregullit në rrethinat e kryeqytetit do të jetë përparësi e punës së qeverisë. Këshilli mblidhet vetëm për situata të jashtëzakonshme, ku hera e fundit ishin aktet terroriste në Londër në 7 korrik. Autoritetet thanë se më shumë se 1300 veturave iu është vënë zjarri, në disa qytete të Francës, në natën e dhjetë të trazirave. Prej fillimit të tyre në 27 tetor bilanci i shkatërrimeve është i lartë ku afro 3500 vetura rezultojnë të djegura, ndërsa totali i arrestimeve është afro 800 persona.
XS
SM
MD
LG