Ndërlidhjet

logo-print

BRASILIA


Presidenti amerikan, George Bush ka kërkuar nga vendet e Amerikës Latine të kundërshtojnë përpjekjet që synojnë kthim pas në zhvillimet demokratike në rajon. Ai ka shtuar se vendet e rajonit duhet të zgjedhin qeveri që krijojnë lidhje konstruktive me vendet fqinje e më gjerë.
Presidenti amerikan nuk ka përmendur ndonjë udhëheqës të rajonit si pengesë në këtë drejtim, por ishte e qartë njoftojnë agjencitë e lajmeve, se kritikat e tij ishin drejtuar ndaj presidentit të Venezuelës Hugo Çavez dhe atij të Kubës Fidel Kastro.
Bush theksoi dhe nevojën për krijimin e një zone të lirë tregtare për vendet e kontinetit amerikan.
XS
SM
MD
LG