Ndërlidhjet

BAGDAD


Po vazhdon ofensiva kundër elementëve të Al Kaidës në zonat kufitare me Sirinë. Sipas burimeve nga terreni, trupat amerikane së bashku me ata irakenë po bëjnë kontrolle shtëpi më shtëpi në qytetin e Husajabahut, në perëndim të Irakut. Nuk janë njoftuar viktima në radhët e ushtarëve dhe civilëve. Rreth 2.500 trupa janë përfshirë në operacionin "Perdja e çeliktë", që synon shkatërrimin e rrjetit të Al Kaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG