Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari dhe shefat e diplomacisë të Bashkimit Evropian, do t'i shqyrtojnë sot në Bruksel "kahjet" e ecurisë së mëtejme të negociatave mbi statusin e Kosovës.
Ministrat e jashtëm të 25 vendeve anëtare të BE-së gjithashtu është paralajmëruar ta emërojnë edhe të dërguarin e vet në bisedime, i cili me gjasë do të jetë Stefan Lehne, bashkëpunëtor për çështjet e Ballkanit i shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Javier Solana.
Pritet që përfaqësuesi i BE-së të jetë edhe një nga ndihmësit e të dërguarit special të KB, Marti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG