Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i Irakut Jalal Talbani ka kërkuar nga Italia që të mbajë trupat në Irak.
Në një letër botuar në mediat italiane Talbani vlerëson se tërheqja e rreth 3 mijë trupave italiane do të ishte "katastrofë". Talabani aktulisht është në vizitë në Itali ku do takohet me presidentin e kryeministrin italian si dhe me Papa Benediktin e XVI.
Ndërkaq lidhur me zhvillimet në Irak forcat amerikane dhe ato irakiane vazhdojnë operacionin "Perdja e çeliktë", që synon shkatërrimin e bazave të Al Kaidës në kufirin Irak – Siri. Burimet amerikane njoftojnë për një ushtar të vrarë në luftimet në Husajibah. Në të njëjtat luftime së paku 36 kryengritës janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG