Ndërlidhjet

PARIS


Dhuna në Francë ka arritur nivele të reja me 1400 makina të djegura dhe 400 persona të arrestuar gjatë natës. Rreth 30 policë janë qëlluar më armë zjarri në Grigny në jug të Parisit. Protesta janë njoftuar dhe në Tuluzë, Nantë, Orleans, Rouen, Rene dhe Saint Etien.
Presidenti Shirak pas një takimi të jashtëzakonshëm ka premtuar vendosjen e rendit.
"Ne morrëm një sërë masash për të forcuar aksionet e policisë dhe drejtësisë, pasi përparësi kryesore sot është rivendosja e rendit", tha presidenti francez.
Ndërkaq incidente dhune, ku iu është vënë zjarri makinave janë hasur dhe në një lagjje të varfër të Berlinit dhe në Bruksel. Policitë përkatëse po hetojnë nëse ka ndonjë lidhje mes këtij incidenti dhe dhunës që po vazhdon në Francë.
XS
SM
MD
LG