Ndërlidhjet

PEKIN


Vazhdojnë përpjekjet mbarëbotërore për të luftuar virusin e gripit të shpendëve. Kina ka eleminuar 6 milionë shpendë dhe ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të 168 tregjeve ku shiteshin shpendë të gjallë në Pekin.
Kompania zvicërane farmaceutike, Roche, njofton se deri nëvitin 2007 do të prodhojë 300 milionë mjekime të plota me tamiflu. Bashkimi Evropian nga ana tjetër do japë 36 milionë dollarë të ndihmojë Azinë në luftën kundër virusit vdekjeprurës.
Në Gjenevë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar një konferencë tre ditore. Zëdhënësi i kësaj organizate, Dick Thompson tha:
"Zvogëlimi i rrezikut për një epidemi të gripit në fjalë në mesin e njerëzve do të bëhet vetëm nëse mbajmë nën kontroll përhapjen e sëmundjes tek shpendët. Deri tani përpjekjet kanë qenë në drejtimin e gabuar dhe sot e kemi të pranishëm virusin dhe në Evropë."
XS
SM
MD
LG