Ndërlidhjet

PARIS


Trazirat në Francë vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit derisa raportohet për makina, kisha, shkolla dhe ndërtesa të tjera të shkatërruara gjatë 11 netësh dhune në zonat e banuara me imigrantë në pjesë të ndryshme të Francës. Kryebashkiaku i një rrethine të Parisit tha se do vendosë ndalim qarkullimin gjatë natës.
Afro 400 persona u arrestuan vetëm natën e shkuar. Një 61 vjeçar i rrahur nga të rinjtë protestues javën e kaluar ka vdekur në spital, duke shënuar vdekjen e parë që nga fillimi i protestave. Bandat e të rinjve filluan dhunën pas vdekjes së dy të rinjve më 27 tetor.
Ndërkaq incidente dhune, ku iu është vënë zjarri makinave janë hasur dhe në një lagjje të varfër të Berlinit dhe në Bruksel. Policitë përkatëse po hetojnë nëse ka ndonjë lidhje mes këtij incidenti dhe dhunës që po vazhdon në Francë.
XS
SM
MD
LG