Ndërlidhjet

QYTETI I PANAMASË


Presidenti amerikan Bush ka mbrojtur përpjekjet për të kapur dhe arrestuar terroristët. Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk i torturojnë terroristët por i ndjekin ata gjithmonë duke respektuar ligjin:
"Ne po i gjejmë terroristët dhe po i nxjerrim para drejtësisë. Ne po mbledhim informacione rreth asaj se ku fshihen terroristët dhe përpiqemi t'ua prishim planet. Çdo gjë që bëjmë është brenda kornizave ligjore dhe nuk torturojmë askënd", tha Bush. Nga ana tjetër Bashkimi Evropian po heton raportet se CIA ka kampe sekrete në vendet e Evropës Lindore, informacione që nuk janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
XS
SM
MD
LG