Ndërlidhjet

logo-print

ÇËSHTJET EKONOMIKE DHE RACORE SHKAKTARE TË DHUNËS NË FRANCË


Charles Recknagel

Në trazirat që kanë shpërthyer në Francë, u regjistrua edhe viktima e parë. Të premten në mbrëmje, në një paralagje të Parisit, banda të rinjsh rrahën keqas një burrë 61-vjeçar, i cili u përpoq të shuante zjarrin që ata e kishin ndezur.
Gjatë netëve të shkuara, nga dhuna në lagjet e varfëra janë djegur rreth 5 mijë automjete, janë dëmtuar shitore, madje janë shkatërruar edhe disa qendra sociale. Trazirat kryesisht janë shkaktuar nga të rinj që vijnë nga familjet me origjinë nga Afrika.
Në ditën e 12-të protestave, shkatërrimet vijnë e shtohen në Paris dhe qytetete të tjera të Francës. Grupet e të rinjve i kanë vënë zjarrin me qindra makinave dhe ambjenteve në afro 300 provinca dhe qytete. Disa shoqata joqeveritare kundër racizmit e shohin shkakun e trazirave më thellë se zanafilla e vdekjes së dy të rinjve të komunitetit afrikan. Zëdhënësi i qendrës "Sos racizmi " në Paris, Marilu Jampolski thotë:
"Protestat filluan pas vdekjes së dy të rinjve, dhe tashmë tensioni është shumë i lartë. Por gjendja ka qenë dhe më parë e nderë, pasi populli në zonat periferike ka qenë i frustuar në mënyrën e jetesës së tij. Ata kanë hasur vështirësi në gjetjen e një pune dhe banese", thotë zëdhënësi i qendrës kundër diskriminimit.
Shumica e familjeve në rrethinat e qyteteve franceze kanë ardhur nga Afrika e Veriut gjatë viteve 50-60. Edhe pse fëmijet e tyre kanë marrë shtetësinë franceze, ata nuk kanë kushtet e jetesës si të francezëve dhe pjesa më e madhe e të rinjve janë të papunë.
"Janë pikërisht mungesat ekonomike dhe problemet e diskriminimit racial që shkaktuan rrëmujat," thotë zoti Jampolski.
"Pikësëpari banorët e rrethinave, ata afrikanë dhe arabë janë të varfër. Por ata diskriminohen shumë dhe nga ngjyra kur kërkojnë punë, shtëpi, madje dhe kur janë në një bar. Pra gjithë kohës këta banorë përballen në jetën e tyre me diskriminimin", thekson zyrtari i qendrës kundër diskriminimit, Marilu Jampolski.
Disa ekspertë të shkencave sociale mendojnë se qeveritë franceze nuk kane bërë përpjekjet e duhura për integrimin e emigrantëve dhe fëmijëve të tyre. Një studiuese e problemeve sociale në Toronto, Laurent Blivet, thotë se pak emigrantë janë punësuar nga administrata në Francë.
"Autoritetet franceze kurrë nuk kanë përcaktuar nevojat e emigrantëve dhe për pasojë nuk i kanë zgjidhur problemet. Dhe në situatën e tanishme gazetaria franceze e trajton krizën lidhur me kushtet e përgjithshme të emigrantëve, por i kufizon ato me problemet e komunitetit të rrethinave," thote ekspertja sociale Blivet.
Ndërkohë pavarësisht nga masat që po merren nga policia, dhuna e protestuesve ende nuk ka gjasa të marrë fund.
XS
SM
MD
LG