Ndërlidhjet

VJENË


"Në bisedimet për statusin e Kosovës, Maqedonia dëshiron të luajë rol konstruktiv, ndonësi roli i saj është i vogël", tha kryeministri Vlado Buçkovski. "Ne pranojmë çfarëdo zgjidhjeje që do të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë" tha Buçkovski, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve. Buçkovski me këtë rast vuri në pah se çështja e kufirit të Kosovës me Maqedoninë duhet të zgjidhet para statusit, sepse siç tha ai, kjo është një çështje teknike dhe jo politike.
XS
SM
MD
LG