Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulmues ka shtënë me armë ndaj veturës me dy avokatë mbrojtjës të disa të pandehurve në procesin ndaj Saddam Hussein-it. Njëri nga avokatët u vra kurse tjetri u plagos. Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi avokatët kishin kërkuar që gjyqi të zhvillohet jashtë Irakut, në mënyrë që të mbronin jetërat e tyre. Ndërkohë, së paku 36 kryengritës janë vrarë gjatë ofensivës së trupave amerikane dhe irakiane në Irakun Perëndimor, tha ushtria amerikane. Operacioni "Perdja e çeliktë", synon shkatërrimin e kryengritësve në rajonin kufitar me Sirinë, para zgjedhjeve të dhjetorit në Irak.
XS
SM
MD
LG