Ndërlidhjet

HELSINKI


Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski tha se zgjidhja e statusit të Kosovës, në njëfarë mënyre do t'i zgjidhte problemet në Ballkan.
"Definimi i statusit final të Kosovës nuk është problemi i vetëm, e as nuk mundet të jetë zgjidhje për problemet e shumta që ekzistojnë" tha Crvenkovski, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Finlandës Tarja Halonen, pas takimit në Helsinki. "Pavarësisht se kur do të përfundojnë bisedimet për statusin final të Kosovës dhe pavarësisht nga rezultati, unë jam i bindur se do të jetë e nevojshme që edhe për disa vite në Kosovë të ketë prani ushtarake dhe civile" tha Crvenkovski.
Ndërkohë, kryeministri Vlado Buçkovski tha se në bisedimet për statusin e Kosovës, Maqedonia dëshiron të luajë rol konstruktiv, ndonësi roli i saj është i vogël. "Ne pranojmë çfarëdo zgjidhjeje që do të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë" tha Buçkovski, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve.
Buçkovski me këtë rast vuri në pah se çështja e kufirit të Kosovës me Maqedoninë duhet të zgjidhet para statusit, sepse siç tha ai, kjo është një çështje teknike dhe jo politike.
XS
SM
MD
LG