Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Gjermania nuk e favorizon asnjë nga zgjidhjet për statusin e Kosovës, përveç asaj zgjidhjeje që është e pranueshme për popullin e Kosovës dhe që siguron stabilitet rajonal" tha sot në Prishtinë, drejtori politik i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Michael Scheffer. Sipas tij, e ardhmja e Kosovës është në duart e politikanëve të Kosovës dhe të Serbisë.
Scheffer tha gjithashtu se dialogu ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit duhet të fillojë brenda këtij muaji, ose në fillim të dhjetorit dhe procesin e quajti me rëndësi për stabilitetin rajonal.
Ai u takua me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe përfaqësuesin e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG