Ndërlidhjet

AMAN


Organizata terroriste Al- Kaida ka marrë përsipër, përmes një deklarate në internet, autorësinë e sulmeve vetvrasëse në Aman të Jordanisë. Në deklaratë shpjegohet se tri hotelet u zgjodhën pasi mbreti Abdullah i kishte kthyer ato në qendra të armiqve të fesë, hebrejve dhe të krishterëve. Sulmet shkaktuan të paktën 57 të vdekur dhe me dhjetra të plagosur.
"Këto akte janë mizore dhe terroriste.Do t'i luftojmë me të gjithë forcën që kemi", tha kryeministri i Jordanisë.
XS
SM
MD
LG