Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova tha sot se parimet e Grupit të Kontaktit për bisedimet për statusin e Kosovës jnë qëndrime korrekte, që e lënë të hapur çështjen e Kosovës, e cila për palën kosovare është pavarësia. Pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ai tha se e vlerëson shumë të rëndësishme pikën, me të cilën kërkohet që të ruhet tërësia territoriale e Kosovës.
Petersen ndërkaq tha se e ka takuar ndaras presidentin Rugova pasi ai nuk mund të marrë pjesë në takimin e përbashkët ku Petersen ka ftuar grupin negociues të Kosovës.
"Pas takimeve që kam pasur gjatë dy javëve të dundit me faktorët ndërkombëtarë, mendoj se është e qartë që tani fati është duart e liderëve të Kosovës. Ndamë mendimin se Kosova do t'ia dalë në krye", tha Petersen. Sipas tij, ende nuk dihet data e fillimit të bisedimeve, por koha e takimeve të Marti Ahtisarit në rajon, lë të klupthet se procesi i bisedimeve fillon gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG