Ndërlidhjet

GJILAN


Një 29 vjeçar është vrarë mbrëmë me armë zjarri në magjistralen Prishtinë – Gjilan në afërsi të fshatit Bresalc, kanë njoftuar zyrtarë të policisë në Kosovë. Naser Ibrahimi, zëdhënës në Shërbimin Policor të Kosovës, për rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për opinion se sulmuesit kanë plagosur rëndë edhe një person tjetër 25 vjeçar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinikën Universitare në Prishtinë. Deri më tash nuk është dhënë asnjë hollësi tjetër mbi identitetin e viktimës dhe motivet e mundshme të këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG