Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte shkoi në Sarajevë për të diskutuar rreth zënies së të dyshuarit të Hagës, Radovan Karaxhiq. "Del Ponte është e shqetësuar lidhur me këtë çështje dhe dëshiron ta diskutojë atë me zyrtarët ndërkombëtarë dhe vendorë" tha zëdhënësja Florence Hartman, për AFP-në.
Ajo duhej të merrte pjesë në një konferencë për krimet e luftës në Sarajevë, por për shkak të mjegullës aeroplani i saj u vonua disa orë. Më vonë, Del Ponte menjëherë filloi takimet me përfaqësuesit e NATO-s në Bosnje dhe zyrtarët vendorë.
XS
SM
MD
LG