Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON/AMAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dënoi sulmet e djeshme në Aman, ku humbën jetën së paku 57 persona. Ai tha se sulmuesit kanë njollosur Islamin dhe Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve.
"Vrasjet duhet të na përkujtojnë se ekziston një armik në këtë botë, që ka vullnet për vrasjen e të pafajshmëve, në ceremonitë martesore, për të shtyrë përpara çështjet e tij" tha Bush.
Mbreti Abdullah bëri thirrje për strategji globale kundër terrorizmit, ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sulmet dhe kërkoi që të gjithë të ndihmojnë autoritetet në Jordani për të sjell para drejtësisë përgjegjësit.
Kryeministri palestinez Ahmed Qurei shprehi mbështetjen për Jordaninë. "Është një ditë e pikëlluar, pasi një akt i tillë është adresuar kundër civilëve në Jordani" tha Qurei.
Po sot, hetuesit gjetën mbetjet e kufomave të sulmuesve në shpërthimet e mbrëmshme.
XS
SM
MD
LG