Ndërlidhjet

logo-print

HELSINKI


Ministria e Jashtme e Finlandës ka konfirmuar se Këshilli i Sigurimit edhe zyrtarisht ka emëruar kandidaturën e zotit Marti Ahtisari, ish president i Finlandës si ndërmjetësues në bisedimet për statusin e Kosovës. Ekskluzivisht për radion "Evropa e Lirë" zoti Kai Sauer drejtor për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, pak çaste më parë deklaroi:
"Lidhur me emërimin e zotit Ahtisari ne kemi marrë konfirmimin nga Sekretariati i Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë se presidenti i rradhës i Këshillit të Sigurimit i ka shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara se mirëpret emërimin e zotit Ahtisari."
Më tej për Evropën e Lirë, duke folur për mbështetjen që Finlanda do t'i japë zotit Ahtisari Sauer theksoi:
"Zoti Ahtisari do të jetë i dërguari special i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, por natyrisht Bashkimi Evropian do jetë shumë i lidhur me procesin. Dhe Finlanda si pjesë e Bashkimit Evropian që do kemi edhe presidencën e Unionit në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm do t'i japë gjithë mbështetjen e nevojshme zotit Ahtisari."
XS
SM
MD
LG