Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Më shumë se 30 shefa shtetesh janë mbledhur në Pragë në një takim dy ditor për të diskutuar mësimet e tranzicionit në vendet e dala nga komunizimi. Në këtë takim merrte pjesë dhe ish presidenti amerikan Bill Clinton. Në një pronocim rreth zhvillimeve në Kosovë për programin shqip të radios "Evropa e Lirë" ish presidenti Clinton tha:
"Unë e mbështeta lirinë tuaj dhe ende vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Tani është shumë e rëndësishme që ne në Kosovë të mbajmë rendin dhe njëherësh të respektojmë të drejtat e ligjshme të të gjithë njerëzve, përfshi pakicat. Ajo çfarë bënë serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës ishte e tmerrshme, por shqiptarët e Kosovës nuk duhet të përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Ne duhet të gjejmë rrugën për të jetuar të gjithë së bashku, për të punuar së bashku dhe të ecim përpara së bashku", tha ish presidenti Clinton.
XS
SM
MD
LG