Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zyrtarët më të lartë izraelitë dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në 10 vjetorin e vrasjes së kryeministrit izraelit, Itzhak Rabin. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, ish presidenti amerikan Bill Clinton, kryeministri aktual izraelit Sharon dhe familjarët e Rabinit.
Në fjalën e tij ish presidenti amerikan Clinton tha:
"Ende e ndiej dhimbjen për humbjen e tij. Por mbi të gjitha më vjen keq për fëmijët jeta e të cilëve do të ishte shpëtuar po të kishte triumfuar vizioni i tij", tha Clinton.
Rabin u vra nga një ekstremist izraelit në një manifestim paqeje në tel Aviv.
XS
SM
MD
LG