Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair ka bërë të ditur se një numër forcash britanike mund të tërhiqen nga Iraku vitin tjetër. Blair tha se "është plotësisht e arsyeshme që të flasim rreth mundësisë së tërheqjes së trupave vitin e ardhshëm".
"Problemet në Irak tashmë dihen mirë, megjithatë procesi politik po ecën në atë rrugë që na jep shpresë", tha Blair duke shtuar se megjithatë puna duhet përfunduar në Irak.
Këto komente Blair i bëri gjatë një konference për shtyp me nënpresidentin irakian, Abel Abdul Mahdi.
XS
SM
MD
LG