Ndërlidhjet

DAMASK


Ministri i jashtëm iranian, Manoucher Mottaki gjendet në Siri ku ka takuar homologun e tij sirian Farouk al- Sharaa dhe pritet të bisedojë dhe me presidentin Bashar al Assad. Në qendër të takimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, qëndrimet e Izraelit, si dhe zhvillimet mbi vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafiq Hariri. Për këtë të fundit, Irani do të ndërmjetësojë mes Sirisë dhe Libanit për shkrirjen e akujve në marrëdhëniet dypalëshe.
XS
SM
MD
LG