Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri çek ka vizituar sot Kosovën ku është takuar dhe me presidentin e Kosovës, zotin Ibrahim Rugova.
Shefi i qeverisë çeke, Jiri Paroubek i ka ofruar kryetarit Rugova ndihmën e diplomacisë çeke në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në këtë drejtim Rugova ka thënë se ish presidenti çek Havel mund të ndihmojë me autoritetin dhe personalitetin e tij në këtë proces, sepse është njeri i madh i lirisë dhe pavarësisë. I pyetur rreth kësaj kërkese, Havel ka deklaruar se është i kënaqur kur dikush ka sugjerime të tilla, për të shtuar se "nuk jam i sigurt nëse do të jem në gjendje të merrem me një detyrë të tillë".
XS
SM
MD
LG