Ndërlidhjet

LONDËR


Udhëheqësit britanikë dhe irakianë kanë folur për mundësinë e vendosjes së afateve kohore për tërheqjen e trupave nga Iraku. Kryeministri Tony Blair tha se një numër trupash britanike mund të tërhiqen nga Iraku vitin tjetër.
"Problemet në Irak tashmë dihen mirë, megjithatë procesi politik po ecën në atë rrugë që na jep shpresë", tha Blair duke shtuar se megjithatë puna duhet përfunduar në Irak.
Nga ana tjetër presidenti irakian Jalal Talabani në Vjenë deklaroi se vitin tjetër mund të fillojnë bisedimet për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku.
Në Bagdad ambasada amerikane njoftoi për dy punonjës të një kompanie amerikane që u vranë nga një sulm në zonën e gjelbër.
XS
SM
MD
LG