Ndërlidhjet

logo-print

ELMENDORF/KIOTO


Presidenti amerikan George Bush tha se kritikat për luftën në Irak, dërgojnë "sinjale të përziera" për trupat amerikane dhe armiqtë e Shteteve të Bashkuara.
"Njerëzit e përgjegjëshëm mund të mos pajtohen për mënyrën e luftës, por është e pa përgjegjshme nga demokratët që tani të thonë se ne i kemi mashtruar ata dhe amerikanët" tha Bush. Këtë koment ai e bëri në bazën ajërore Elmendorf në Alaskë.
Pas kësaj Bush udhëtoi në Japoni, ku filloi turneun një javor në Azi. Gjatë turneut ai do të marrë pjesë në samitin e Azi – Pacifikut në Korenë Jugore si dhe do të vizitojë Kinën dhe Mongolinë. Në fokus të takimeve do të jetë çështja e programeve bërthamore të Koresë Veriore dhe lidhjet tregtare me Kinën.
XS
SM
MD
LG