Ndërlidhjet

SHKUP


Në deklaratën e përbashkët të cilën sot e nënshkruan përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Adriatikut dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit Peter Flori, thuhet se për anëtarësim në NATO do të vlerësohen arritjet individuale të çdo vendi nënshkrues të kësaj karte.
"Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s. I mbështesim përpjekjet e tri vendeve, dhe do të vazhdojmë që Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë t'u ndihmojmë në zbatimin e reformave të filluara", tha përfaqëasuesi amerikan Peter Flori.
Në deklaratën e përbashkët, ministrat e mbrojtjes gjithashtu janë dakorduar të kontribuojnë për krijimin e klimës pozitive për negociatat lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG