Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice shpalli sot arritjen e marrëveshjes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve për liri më të madhe të lëvizjes në Rripin e Gazës.
"Për herë të parë që nga viti 1967, palestinezët do të marrin kontrollin mbi hyrjet dhe daljet nga territori i tyre. Kjo do të bëhet përmes kalimit ndërkombëtar në Rafah, që do të hapet me 25 nëntor" tha Rice.
Sipas saj, palestinezët do të mund të lëvizin në konvoje ndërmjet Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Izraeli dhe palestinezët nuk arritën të bien dakord për vendkalimet kufitare, që nga tërheqja e Izraelit nga Rripi i Gazës, në shtator.
XS
SM
MD
LG