Ndërlidhjet

logo-print

ELMENDORF/ALASKË


Presidenti amerikan George Bush tha se kritikat për luftën në Irak, dërgojnë "sinjale të përziera" për trupat amerikane dhe armiqtë e Shteteve të Bashkuara.
"Njerëzit e arsyeshëm mund të mos pajtohen për mënyrën e luftës, por është e pa përgjegjshme nga demokratët që tani të thonë se ne i kemi mashtruar ata dhe amerikanët" deklaroi presidenti Bush në bazën ajrore Elmendorf në Alaskë.
Pas kësaj Bush udhëtoi në Japoni, në turneun një javor në Azi, ku do të marrë pjesë në samitin e Azi- Paqësorit në Korenë Jugore, si dhe do të vizitojë Kinën dhe Mongolinë. Në fokus të takimeve do të jetë çështja e programeve bërthamore të Koresë Veriore dhe lidhjet tregtare me Kinën.
XS
SM
MD
LG