Ndërlidhjet

PARIS


Parlamenti francez do të diskutojë sot projektligjin, i cili do të zgjaste për tre muaj gjendjen emergjente, si rrugë për qetësimin e situatës së shkaktuar nga trazirat. Ndërkohë, presidenti Jacques Chirac tha se vala e dhunës, ka zbuluar pafuqinë e thellë dhe krizën e identitetit në shoqërinë franceze.
"Kjo është krizë e të kuptuarit, e referimit dhe e identitetit. Ne do të përgjigjemi duke qenë të qëndrueshëm, të ndershëm dhe lojal ndaj vlerave franceze" tha Chirac.
Po sot, policia raportoi për rënie të shkallës së dhunës nga trazirat.
XS
SM
MD
LG