Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka ripërsëritur sot se rezoluta për konfirmimin e vullnetit të popullit për Kosovën shtet të pavarur e sovran mund të shërbejë si kornizë e ekipit negociator kosovar por jo si vendim i institucioneve të vendit. Ndërkaq pas vërejtjeve nga bashkësia ndërkombëtare se përmbajtja e rezolutës që pritet të dale për miratim nesër në kuvendin e Kosovës mund të konsiderohet e papranueshme dhe akt i njëanshem, partitë parlamentare sot i kanë intensifikuar kontaktet për gjetjen e një zgjidhjeje, e cila nuk do të ishte në kundërshtim me parimet e përcaktuara nga Grupi i Kontaktit për procesin negociator.
XS
SM
MD
LG