Ndërlidhjet

SEUL


Presidenti amerikan Bush ka kërkuar nga Kina të lejojë më shumë liri fetare dhe politike për qytetarët e saj. "Duke iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve të saj për liri dhe hapje udhëheqësit kinezë mund t'i ndihmojnë vendit të tyre që të shndërrohet në një komb modern e të zhvilluar", tha Bush, i cili po merr pjesë në punimet e forumit ekonomik të vendeve të Azisë dhe Paqësorit.
Ndërkaq Sekretarja amerikane e Shtetit që i është bashkangjitur presidentit Bush në turin aziatik, tha se vendet anëtare të këtij forumi duhet të thellojnë bashkëpunimin në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG