Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se Kosova "nuk mund të jetë mjet tregtie si këmbim për hyrje në Bashkimin Evropian". Sipas tij, Serbia ka njësoj të drejtë si vendet tjera për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për këtë nuk i duhet të jap një pjesë të territorit të saj.
"Përkundrazi Serbia pret ndihmën e BE-së për zgjidhjen e problemit të Kosovës" tha Tadiq, për gazetën ruse "Rosijskaja gazeta".
Ai tha se nga Rusia, si anëtare e Grupit të Kontaktit dhe Këshillit të Sigurimit, pret që të ketë qëndrim principiel, në përputhje me normat ndërkombëtare. Tadiq shtoi se e kupton që njëkohsisht Moska do të mbrojë edhe interesat e saj.
XS
SM
MD
LG