Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ministri i brendshëm iraken Bayan Jabr deklaroi sot se informacionet mbi abuzimet e të burgosurve janë të ekzagjeruara. "Cështja ka qenë e tepruar dhe informacionet nuk janë të sakta. Vetëm 5 njerëz janë keqtrajtuar, të cilët akuzohen për veprat më terroriste"-tha ministri Jabr. Megjithatë sipas tij do te dënohen njerëzit që kanë kryer tortura tek të dënuarit. Hetimin për këtë cështje e ka mbështetur dhe Uashingtoni zyrtar i cili ka deklaruar se nuk do të tolerojë abuzimet e të burgosurve.
XS
SM
MD
LG