Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Marti Ahtisari, në fillim të javës së ardhshme fillon ecejaket diplomatike, për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Gjatë fundjavës ai do të qëndrojë në Vjenë dhe pastaj do të fillojë misionin fakt mbledhës në Prishtinë, Beograd, Shkup dhe Tiranë. "Qëllim i këtij udhëtimi është dëgjimi i palëve dhe mbledhja e përshtypjeve" ka thënë Ahtisari. Ndërsa, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë se gjëja më e vështirë për Ahtisarin mund të jetë ndërtimi i besimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG