Ndërlidhjet

VJENË


Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko tha se bisedimet për statusin e Kosovës, gjatë periudhës së ardhshme, do të jenë vetëm "simulim", kurse vendimi do të merret në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë vjeshtës. Në takimin e institutit vjenez "Rener" për Ballkanin, ajo tha se pala serbe nuk është realiste kur bëhet fjalë për rezultatin e bisedimeve dhe se elita politike në Serbi nuk ka strategji të vërtetë për Kosovën.
Duke komentuar propozimin e presidentit të Serbisë Boris Tadiq për kantonizimin e Kosovës, Biserko tha se ai është propozim i gabuar, pasi u shpreh në kohën kur bota po provon të heq principin etnik, që është destruktiv dhe pamundëson integrimet serioze.
"Ndarja e Kosovës do të ishte fatale për të gjithë Ballkanin Perëndimor" vlerësoi Biserko, sipas së cilës në Ballkan nuk është e pazgjidhur vetëm çështja serbe, por edhe ajo shqiptare dhe hungareze.
XS
SM
MD
LG