Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë sot se i mbetet ekipit negociator të Kosovës që të sillet në pajtim me parimet e rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, grupi negociator ka vendosur sot që të Dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin, zotit Ahtisari t'i paraqes një dokument me shkrim, ku do të prezentohet pozicioni parimor i Kosovës për pavarësinë.
Petersen sot ka komentuar edhe njoftimet lidhur me një deklaratë të presidentit të Serbisë Boris Tadiq, i cili është angazhuar për krijimin e një entiteti shqiptar dhe një entiteti serb në Kosovë.
"Nëse njoftimet e mediave janë të sakta, e ato, me gjithë respektin nuk janë gjithmonë të tilla, atëherë ai ka bërë një deklaratë që është në kudërshtim me parimin e qartë të Këshillit të Sigurimit, Grupit të Kontaktit dhe gati gjithë bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të ketë ndarje të Kosovës", tha Petersen duke i quajtur të papranueshme qëndrimet e tilla.
XS
SM
MD
LG