Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria e Iranit publikoi në gazetën New York Times, justifikimin e detajuar për zhvillimin e programeve bërthamore. Në deklaratë thuhet se Irani, për 20 vite ka qenë i detyruar t'i zhvillojë fshehtas programet, për shkak të përpjekjeve për të mohuar "të drejtën e patjetërsueshme" për ndërtimin e impiantëve energjetikë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Adam Ereli u përgjigj se "do të ishte më mirë që Irani të jetë i disponueshëm për negociatat e ardhshme me treshen evropiane, apo për ofrimin e dokumenteve të kërkuara Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, se sa të bëjë reklamë në New York Times".
XS
SM
MD
LG