Ndërlidhjet

PEKIN


Presidenti Shteteve të Bashkuara George Bush, i bëri thirrje Kinës që të garantojë më shumë të drejta për qytetarët e saj. "Është e rëndësishme që në Kinë të shtohen të drejtat sociale, politike dhe fetare" tha Bush, pas takimit në Pekin me presidentin e Kinës Hu Jintao. Në takim u diskutua edhe për çështjen e Tajvanit dhe sipas presidentit Jintao Kina është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Tajvan, por nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë, të ashtuquajturën, pavarësi të Tajvanit.
XS
SM
MD
LG