Ndërlidhjet

TOKIO


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe kryeministri i Japonisë Junichiro Koizumi u pajtuan që të zgjerojnë lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe të kërkojnë zgjidhje për mosmarrëveshjet territoriale disa dhjetëra vjeçare. Mosmarrëveshjet për 4 ishujë në Paqësor, i kanë penguar Moskën dhe Tokion që të nënshkruajnë Traktanin e paqes.
Putin gjithashtu tha se Rusia planifikon ndërtimin e një naftësjellësi në Oqeanin Paqësor, me qëllim dërgimin në Japoni dhe në vendet tjera të rajonit të naftës bruto nga Siberia.
"Jam i sigurt se projekti do të konsolidojë infrastrukturën energjetike të të gjithë rajonit" tha Putin, gjatë vizitës në Tokio.
Japonia kishte kërkuar garanci që naftësjellësi do të ndërtohej në Paqësor e jo në Kinë.
XS
SM
MD
LG