Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, me rastin e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit tha se optimizmi në Ballkan po rritet, pasi në të gjitha vendet ka përparime të dukshme.
Në intervistën për gazetën e Sarajevës "Dnevni avaz" ai tha se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë bërë përparime të shumta në përgatitjet për anëtarësim eventual në NATO, kurse Kosova ndodhet para një vendimi të rëndësishëm, pasi fillojnë bisedimet për statusin, ku NATO do të mbetet plotësisht e angazhuar.
"Do të mbajmë forcat tona në teren, do të vazhdojmë angazhimin politik brenda Grupit të Kontaktit dhe do të ofrojmë mbështetje të fuqishme për të dërguarin e OKB-së Marti Ahtisaari" ka thënë Scheffer. Sipas tij, fati i Kosovës është në duart e njerëzve dhe liderëve të rajonit.
"Që Kosova të bëhet shoqëri funksionale dhe shumë etnike, politikanët në Prishtinë dhe Beograd duhet të shfaqin vizion si dhe të përgatisin veten dhe votuesit, ndoshta edhe për kompromise të dhimbshme", ka thënë Scheffer.
XS
SM
MD
LG