Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, tha se është i kënaqur për faktin se kaq shpejt ka mundur të vijë në Prishtinë, për të nisur misionin e tij në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës.
Ahtisaari i bëri këto komente sot pasdite me të arritur në aeroportin e Sllatinës, ku u prit nga zëvendës shefi i UNMIK-ut Larry Rossin.
"Jam i kënaqur që kam mundur të vij kaq shpejt që nga emërimi im, për të udhëhequr diskutimet dhe negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës", tha Ahtisaari.
Gjatë dy ditëve, ish presidenti i Finlandës do të takohet me ekipin negociator, presidentin Ibrahim Rugova, përfaqësues të UNMIK-ut, KFOR-it dhe me udhëheqës të partive politike.
Pas Prishtinës, Ahtisari do të qëndrojë në Beograd, Tiranë, Podgoricë dhe Shkup.
XS
SM
MD
LG