Ndërlidhjet

PRAGË


Shtypi francez ka vlerësuar se negociatat për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës do të jenë "të gjata dhe të ndërlikuara".
Gazeta Figaro shkruan se vetë i dërguari i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari është "i bindur në ndërlikueshmërinë e negociatave", kurse Liberasion shkruan se Kombet e Bashkuara vendosën t'i përshpejtojnë punët, sepse status-quoja e tashme në Kosovë është e paqëndrueshme.
Ndërkaq gazeta polake Rzeczpolita boton artikullin e ombudspersonit të Kosovës Marek Antoni Novicki, ku ai shkruan se zgjidhja politike për Kosovën duhet të sigurojë që Ballkani të mos jetë më vatër e krizës, dhe rajoni të fillojë të integrohet me pjesët tjera të Evropës.
Novicki ka thënë se gjasat për këtë ekzistojnë, por nevoitet qasje e urtë e bashkësisë ndërkombëtare, e sidomos e Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG