Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian tha se është i shqetësuar se Irani po e "izolon" veten me insistimin që të vazhdojë zhvillimin e armëve bërthamore.
Qëndrimin e unionit e bëri të ditur sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.
"Të gjithë ne jemi të brengosur për zhvillimet e fundit, me të cilat Irani duket se po izolohet nga vendimet që po i merr", tha Straw.
Dje ligjvënësit e Iranit miratuan ligjin, i cili i lejon qeverisë të mos u lejojë vëzhguesve ndërkombëtarë t'i mbikqyrin aktivitetet bërthamore të Teheranit.
XS
SM
MD
LG