Ndërlidhjet

UASHINGTON


Diplomatët amerikanë u bënë thirrje liderëve në Bosnje, që në 10 vjetorin e Dejtonit, të unifikojnë edhe më shumë vendin duke ndërmarrë një varg reformash kushtetuese.
"Shpresojmë se liderët partiakë do të pajtohen, dhe t'i përkushtohen procesit të reformave kushtetuese dhe kjo do të bëhet para zgjedhjeve të vitit 2006", tha Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns. 3 anëtarët e presidencës së Bosnjes po qëndrojnë në Uashington, ku sot do të takohen me Sekretaren amerikane të Shtetit Condoleezza Rice. Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën për shtyrjen për një vit të mandatit të forcave të BE-së dhe stafit të NATO-s në Bosnje.
XS
SM
MD
LG