Ndërlidhjet

BERLIN


Angela Merkel është betuar sot si kancelare e re e Gjermanisë, duke u bërë kështu e para femër në këtë detyrë. "Betohem se do t'ia kushtojë energjitë e mia mirëqënies së popullit gjerman, rritjes së vlerave, zvogëlimit të problemeve, t'i jem besnike dhe të mbrojë kushtetutën, të përmbushë detyrimet e mia dhe të jem e drejtë ndaj të gjithëve. Zot më ndihmo", ka deklaruar Merkel gjatë betimit.
Merkel po e merr postin pas afro dy muajsh negociatash ku si përfundim do drejtojë qeverinë e koalicionit social demokrat dhe kristian demokrat. Ajo viziton nesër Francën.
XS
SM
MD
LG